Me 22 Prill 2020, Planeti TOKË po përballet me dy kriza:
– Pandemia e Koronavirusit COVID-19 dhe
– Rindërtimi i ngadalshëm i shkatërrimit të klimës sonë.
Komuna e Fushë-Kosovës, me rastin e Ditës së TOKËS – 22 Prill 2020, me gjithë menaxhimin e situatës shëndetësore, në bashkëpunim me KRM ’’Pastrimi” është duke punuar dhe kontribuar në zvogëlimin e ndotjes mjedisore, duke larguar deponitë ilegale fillimisht në lagjet e banuara me komunitete pra në zonë urbane e pastaj në gjithë territorin e komunës, aty ku ka pika grumbullimi.
Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme!
Urojmë që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona natyrore!
Urojmë që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona natyrore!
Gëzuar Ditën e Tokës!