Me rastin e 22 Majit, Ditës së Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Fushë-Kosovës do të shënojnë këtë datë në Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Zogjve, në Henc-Radev, duke filluar nga ora 9:45.
Të pranishëm do të jenë përfaqësues nga MMPH, përfaqësues nga Komuna e Fushë-Kosovës, nxënësit e shkollës fillore etj.