Ju informojmë se me datë 12 Qershor 2024 (e mërkurë), në Fushë-Kosovë përkatësisht në rrugën “DARDANIA” do të mbahet një Koncert Festiv me rastin e “12 qershori – Ditës së Çlirimit të Komunës së Fushë Kosovës”.
Gjatë kësaj kohe rrugët që do të mbyllen për automjete janë:
Nga udhëkryqi “Hajrullah Zymi” deri te rruga “17 shkurti”.
– Ndërprerja e komunikacionit në këtë pjesë të rrugës do të filloi nga ora 16:00 deri në ora 21:30.
Gjatë kësaj kohe për rendin do të kujdeset Shërbimi Policorë.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.