Komuna e Fushë-Kosovës – Njësiti për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me organizatën “AKTI” do të realizojnë projektin: ”Promovimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Fushë- Kosovës”. Në kuadër të kësaj dite do të organizohen disa aktivitete me qëllim të sensibilizimit më të madh për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e fëmijëve, e ku pjesë e aktiviteteve do të jenë nxënësit e të gjitha shkollave nga klasat e 5-ta deri në klasat e 9-ta.
Programi i datës 1 qershor:
-Marshi paqësor do të filloj në ora 10:00 nga shkolla “Mihal Grameno” dhe do të vazhdoj rrugës “Dardania” deri te kopshti “Gëzimi ynë”. Pastaj, nga kopshti do të bëhet nisja me autobusë për në hapësirën rekreative “Te Pishat” në fshatin Sllatinë.
-Aktivitetet kryesore do të zhvillohen në hapësirën rekreative “Te Pishat” në fshatin Sllatinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00.
Gara në ese do të organizohen me qëllim të nxitjes së respektimit të të drejtave të fëmijëve.
Aktivitete psiko – sociale , aktivitete sportive, kulturore etj.
Këshilli organizativ.