Detyrat dhe Përgjegjësitë – Drejtoria për Planifikim Urban
Drejtoria për Planifikim Urbanin dhe Projektim është përgjegjëse për performancën e detyrave si në vijim:
Përgatit dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen, miratimin e dokumentacionit teknik për leje të ndërtimit.
Harton propozime dhe siguron zbatimin e akteve normative në fushën e planifikimit hapësinor, përfshirë Planin Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale, planet rregulluese urbane, si dhe rregullativën për ndërtimet dhe mbrojtjen e mjedisit.
Përcakton parametrat dhe kushtet urbanistike për ndërtim në përputhje me legjislacionin përkatës.
Inicion dhe aprovon kritere për vendosjen e strukturave të përkohshme, pajisjeve dhe elementeve mikro-urbane brenda territorit komunal.
Përgatit draft-rregullore, analiza profesionale dhe dokumente të tjera në fushën e urbanizmit, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe mbrojtjes së ambientit.
Harton dhe implementon programe zhvillimore për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirës komunale.
Lëshon leje ndërtimore për objektet që bien në kompetencë të komunës, sipas përcaktimeve ligjore.
Jep pëlqime për realizimin e objekteve me rëndësi lokale dhe projekteve të tjera zhvillimore.
Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit;
Organizon dhe cakton grupin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim;
Organizon dhe cakton grupin profesional për vlerësimin e objekteve te ndërtuara pa leje;
Konstaton dhe përcjell informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim;
Shqyrton programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në tërësitë hapësinore ilegale;
Udhëheq dhe realizon procedurat administrative që lidhen me trajtimin e ndërtimeve pa leje.
Nxjerr vendime administrative dhe lëshon vërtetime mbi statusin e objekteve ekzistuese.
Monitoron dhe raporton për rastet e mospërputhjes së ndërtimeve me legjislacionin dhe dokumentet planifikuese në fuqi.
Lëshon leje për shfrytëzimin e objekteve pas përfundimit të punimeve dhe përmbushjes së kushteve ligjore.
Propozon shpalljen e zonave ndërtimore dhe përgatit dokumentacionin për dhënien e tokës në përdorim.
Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin në fuqi që rregullon veprimtarinë e Drejtorisë.