Detyrat dhe Përgjegjësitë – Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Harton dhe zbaton politikat komunale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit
rural. Mbështet zhvillimin e sektorëve të bujqësisë, blegtorisë, pemëtarisë,
perimtarisë dhe veprimtarive të tjera bujqësore.
Administron dhe koordinon
programet komunale të subvencioneve dhe granteve për fermerët. Ofron këshillim
profesional dhe asistencë teknike për fermerët dhe bizneset bujqësore. Bashkëpunon
me Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e tjera për zbatimin e programeve
dhe projekteve zhvillimore. Promovon përdorimin e teknologjive moderne dhe
praktikave të mira në bujqësi.
Mbështet zhvillimin e zonave rurale dhe
përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të tyre. Evidenton dhe analizon
gjendjen e sektorit bujqësor në komunë dhe harton plane zhvillimore. Inkurajon
investimet në bujqësi dhe zhvillimin e agrobizneseve. Organizojnë trajnime,
fushata informuese dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve.
Përgatit raporte, plane dhe dokumente strategjike për zhvillimin e bujqësisë
dhe zonave rurale. Siguron zbatimin e legjislacionit dhe politikave në fushën e
bujqësisë dhe zhvillimit rural.