Sot, me 21 qershor 2019, Komuna e Fushë–Kosovësdhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”sh.a njoftojnë qytetaret e komunës sonë se do te fillojmë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë në Komunën tonë.
Komuna e Fushë–Kosovës falënderon qytetaret e saj për mirëkuptimin dhe durimin e treguar deri më tani dhe njëherësh uron të gjithë qytetarët e saj për zgjidhjen e problemi të furnizimit me ujë për qytetin e Fushë–Kosovës.
Edhe pse ky projekt është dashur të finalizohet 2 vite e gjysmë më parë, së bashku me Prishtinën dhe Obiliqin, më në fund Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka përfunduar punimet duke vendosur gypin 2.2 km i cili ka lidh Fushë–Kosovën me fabrikën e ujit në Shkabaj.
Me përkushtim të plotë, Komuna e Fushë–Kosovës do të vazhdoj punën me të gjithë partnerët e interesuar për realizimin e punëve të mira me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarëve.
Gjatë muajve në vazhdim për të gjitha problemet teknike të cilat mund të paraqiten gjate fazësfillestare ju lutem ta njoftoni menjëherë kompaninërajonale të ujësjellësit.