Pushteti lokal është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikës lokale për menaxhimin e mbeturinave, e cila duhet të jetë në harmoni me Strategjinë Kombëtare dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbeturinave.
Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me KRM ”Pastrimi” ka filluar largimin e mbeturinave në dy deponi në lagjet e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian një në rrugën “Hekurudha” te rezervuari dhe një në rrugën “Meshari” te ura e lumit Sitnica.
Aktivitet e përbashkëta në pastrimin e mjedisit drejtpërsëdrejti kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik, duke zvogëluar dhe parandaluar shkaqet e sëmundjeve dhe epidemive të ndryshme si pasojë e mbeturinave të rrezikshme.
Ky aktivitet është vetëm vazhdimësi e pastrimit të lokacioneve me mbeturina e që do të vazhdoj edhe në të ardhmen.