Komuna e Fushë-Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe fshatra.
Gjatë këtij aksioni të pastrimit nga mbeturinat, balta dhe rëra, në fokus ishin rruga Dardania dhe rruga kryesore e qytetit “Nënë Tereza” nga Interexi deri tek Stacioni i Trenit.
Lusim qytetarë e Komunës sonë, që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit pasiqë, në pjesë të ndryshme të qytetit janë vendosur kontejnerë për riciklim të mbeturinave.