Vazhdoi pjesa e dytë e punëtorisë për përmirësimin e Performancës në Komunë
Pas punëtorisë së OPL-së 1, kjo punëtori është dizajnuar të ndihmoj Ekipet për Përmirësim në Organizatën Komunale ( EPOK ) duke u zgjeruar dhe thelluar në konceptet e OPL-së brenda administratës përkatëse, duke përdorur çështjet me prioritet të identifikuar në punëtorinë e parë si udhëzues.

Për ta krijuar Organizatën me performancë të lartë është një proces i cili kërkon kohë. Ky proces përfshin:
- Thyerjen e ngurtësisë së burokracisë – të menduarit ndryshe rreth zgjidhjes së problemit që e posedon Komuna.
- Ndryshimi i kulturës në Organizatë – duke përfshirë vlerat dhe principet e organizatës të cilat e definojnë punën e përbashkët, dhe
- Rritja e potencialit për të gjithë punëtorët – duke njoftuar që ata mundë dhe duhet të kontribuojnë për të arritur rezultatet dhe in-putet e tyre do të vihen në pah nga menaxherët dhe udhëheqësit e tyre.
Në këtë punëtori, EPOK u sfidua në mënyrë kritike për të vlerësuar punën e bërë nga punëtoria e fundit dhe të identifikojnë fushat në të cilat ata dëshirojnë t’i avancojnë njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet tyre, në krijimin e organizatës me performancë të lartë brenda administratës.
Objektiv i kësaj punëtorie dyditore ishin: Thellimet në karakteristikat e OPL-së e që janë:
- Të thellohen njohuritë e punës së EPOK-ut në proces për të thyer burokracinë, të ndryshojnë kulturën e organizatës dhe të rritin potencialin e të gjithë punëtorëve.
- Të zhvillojnë një sërë metoda të cilat do ta ndihmojnë EPOK-un që të zgjerohen në rolin e udhëheqjes së tyre dhe të thellohen në karakteristikat e OPL-së brenda administratës.
- Deklarata e vizionit e cila fillon të përcaktoj kulturën e organizatës dhe ta mbështesë zhvillimin e administratës për të ecur përpara.
Në fund të punëtorisë, EPOK zhvilloi një rrugë të qartë për individët, dha hapat e organizatës që do të ndërmerren për të përmirësuar performancën.