Sot, Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirqënie Sociale, Albana Gashi, me bashkëpuntor priti në takim përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare respektivisht Divizioni për Politika të Skemave Sociale/ Departamenti i Skemave Sociale dhe përfaqësues nga Organizata Terres des Hommes Kosovë.
Takimi kishte për qellim informimin nga ana e MPFVLÇ dhe TDHK në lidhje me praktikat dhe procesin e hartimit të planit komunal për Gjithëpërfshirje Sociale dhe Mbrojtje Sociale.
Në këtë fazë jemi dakorduar që për mbështetje financiare në lidhje me shpenzimet e esk[ertit dhe shpenzimeve për takime do të mbulohën nga donatori organizata Terre des Kommes Kosovë, ndersa komuna do të angazhohët për krijimin e grupit punuespër hartimin e Planit Komunal për Gjithëpërfshirje Sociale dhe Mbrojtje Sociale.
Znj. Gashi, theksoi se Komuna e Fushë-Kosovës, konkretisht DSHMS, është jashtëzakonisht e interesuar që të bashkpunojnë ngushtë në lidhje me hartimin e planit, pasi konsiderojmë që është jashtëzakonisht i rendesishëm për ne si komunë e në veçanti si drejtori.
Komuna e Fushë-Kosovës, vazhdon dhe mbetet e përkushtuar për përmirsim të shërbimeve për qytettarë në secilen fushë të jetës së tyre.