Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Vlonjat Hasani, zhvilluan një takim zyrtar me përfaqësuesit e Sindikatës së KEK-ut, të kryesuar nga Xhelal Jashari, Kryetar i Sindikatës, si dhe me anëtarët Nexhat Llumnica, Luljeta Hajdini dhe Fehmi Saraqi.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët dhe adresimin e sfidave që prekin komunitetin e punonjësve të sektorit energjetik në komunën tonë.
Kryetari Prebreza dhe Kryesuesi Hasani theksuan gatishmërinë e plotë të Komunës për bashkëpunim konstruktiv me sindikatat dhe përfaqësuesit e punëtorëve, në funksion të forcimit të partneritetit institucional dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët e Fushë-Kosovës.
Komuna e Fushë-Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe mbështetjes së çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.