Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza priti në takim zyrtar përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ku temë kryesore ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe KRU “Prishtina”.
Në këtë takim, përfaqësuesit e KRU “Prishtina“, së bashku me stafin e tyre, u mirëpritën nga Kryetari, Valon Prebreza, me ç’rast u diskutua për hapat konkretë drejt formalizimit të bashkëpunimit institucional dhe realizimit të projekteve me interes të përbashkët .
Kryetari Prebreza theksoi gatishmërinë e plotë të Komunës për bashkëpunim të ngushtë me KRU “Prishtina”, në funksion të avancimit të projekteve zhvillimore, përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Fushë-Kosovës.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe mbështetjes së çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë .