Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, së bashku me Drejtorin për Shërbime Publike, Izja Mjeku, kanë zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësuesit e KEDS.
U diskutuan mundësitë e investimeve, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike, si dhe projektet me interes për qytetarët e komunës.
Të pranishëm në takim ishin Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, Alpin Dogan, Zyrtari Kryesor i Operimeve, Avni Alidema, Këshilltari i Kryeshefit Ekzekutiv, Florian Dushi, Drejtori i Distriktit Prishtinë dhe Mitrovicë, Edin Demiri, si dhe Drejtori i Investimeve, Toran Kasabasqe.
Kryetari Prebreza theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional me KEDS, me qëllim të avancimit të projekteve infrastrukturore energjetike dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Komuna e Fushë-Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve me institucionet dhe kompanitë relevante, për të realizuar projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve publike dhe mirëqenies së qytetarëve.