Zyrtari i Drejtorisë së Administratës, z. Sabit Xhakolli, me vendbanim në Fushë-Kosovë, i cili ka punuar një kohë të gjatë në Komunë shkon në pension të rregullt.
Me këtë rast Kryetari i Komunës, z. Burim Berisha dhe stafi i tij, organizuan një pritje lamtumirëse për të pensionuarin, të cilin e falënderuan për punën e tij shumëvjeçare dhe kontributin e dhënë në Komunë.
Kryetari dhe stafi komunal i uruan z. Sabit Xhakollit shëndet dhe ditë të mira në pension.