Sot është zhvilluar një takim në mes të Kryetarit të Komunës, z.Burim Berisha, dhe Shkollës së Refleksologjisë “Erve-France” për mundësitë e mëtejme që ofron kjo shkollë. U bisedua për dy takime të donatorëve për vitin e ardhshëm. Kjo shkollë është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe funksionon qe tri vite në Fushë-Kosovë ndërsa diploma e saj njihet edhe në Francë.
Tani janë dy emra që kanë këtë diplomë, Nazife Hazrollaj, e cila është edhe mësimdhënëse në po këtë shkollë dhe Rrezarta Shkurti- Gashi. Vlen të theksohet se kjo është e para dhe e vetmja shkollë që është hapur në Kosovë.