Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Njësinë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, mbajten një takim informues me gratë e Komunës së Fushë Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi projektet e realizuara dhe ato të cilat janë në realizim e sipër.
Një prej objektivave kryesore të këtij takimi është fuqizimi i rolit të gruas në sektorin e bujqësisë.