Sot, Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, zhvilloi një takim të veçantë me gratë e komunës, në kuadër të angazhimit për fuqizimin e rolit të gruas në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në komunitet, mundësitë për mbështetje më të madhe institucionale, si dhe iniciativat konkrete që synojnë rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe në tregun e punës.
Kryetari theksoi se komuna mbetet e përkushtuar për të krijuar politika gjithëpërfshirëse dhe mundësi të barabarta për të gjitha gratë, duke i konsideruar ato shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve komunale dhe grave të komunës.