Sot, Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, zhvilloi një takim miqësor dhe bashkëpunues me Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Të dy palët shprehën vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm, në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe fuqizimit të iniciativave që sjellin zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e komunës.
Gjatë takimit u pajtuan për hapa konkretë në drejtim të zhvillimit të projekteve dhe bashkëfinancimit të disa projekteve të rëndësishme për qytetarët tanë, përfshirë:
• Ndërtimin e shkollës së re në fshatin Lismir,
• Ndërtimin e xhamisë në Bresje,
• Hapjen e një njësie në qytetin e Fushë-Kosovës për ofrimin e ushqimit dhe gjësendeve të nevojshme për familjet në nevojë, e cila do të funksionojë në baza ditore.
Këto projekte të përbashkëta në fushën e mirëqenies publike do të zgjerohen edhe në fushën e ambientit, përgjatë zonës së fshatrave Lismir, Kuzmin dhe të lagjeve 028 dhe 029 të qytetit.
Ky bashkëpunim është një dëshmi se bashkëveprimi gjithmonë sjell projekte konkrete në dobi të qytetarëve tanë.
Në këtë takim morën pjesë edhe Besnik Osmani, nënkryetar i Komunës së Fushë-Kosovës; Amir Bullatovci, drejtor i administratës nga Komuna e Fushë-Kosovës; dhe Ekrem Simnica, drejtor në Bashkësinë Islame të Kosovës.