Me aktivitete të shumta po shënohet Dita e Rinisë ‘27 Shtatori’, ashtu si edhe në gjithë Kosovën, kudo po zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Në Komunën tonë, Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në bashkëpunim me disa organizata rinore për sot ka paraparë këto aktivitete:
– Debat me të rinjtë me temë “Rinia dhe Proceset Vendimmarrëse”,
– Gara në Volejboll për femra dhe meshkuj,
– Garë në shah për persona me aftësi të kufizuara,
– Ekspozitë me fotografi që përmbajnë në vete tema kulturore,
– Vizitë e organizuar ne kalanë e Harilaçit,
– Dhe në fund program kulturo-argëtues i shoqërive kulturo-artistike dhe grupeve muzikore.
Në ketë mbrëmje artistike pritet të ndahen edhe shpërblime për më të dalluarit.