Nga data 04.05.2020 do të rifilloj procesi i vaksinimit me kapacitet të plotë të fëmijëve të moshave 0 – 18 muaj. Vaksinimi i fëmijëve do të bëhet në të gjitha qendrat ashtu si edhe para pandemisë së COVID-19.
Në QKMF ”Dr. Fatmir Krasniqi” Fushë Kosovë, QMF Miradi e Poshtme , QMF Miradie e Epërme dhe AMF Vragoli, vaksinimi do të realizohet në tenda të cilat janë vendosur me përkrahjen e UNICEF-it, kurse në QMF Bardh i Madh dhe QMF Sllatinë, vaksinimi do të kryhet në anekset stomatologjike.