Sot, Drejtoria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ndërmorën veprime konkrete për përmirësimin e kushteve në rrugë, duke realizuar mbushjen e gropave në segmentet e dëmtuara.
Në terren ishte edhe drejtori i Infrastrukturës, Arianit Tërmkolli, si dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, të cilët ndoqën nga afër zhvillimin e punimeve. Ky angazhim synon rritjen e sigurisë për qytetarët dhe lehtësimin e qarkullimit në zonat problematike.