Vendosja e posterëve nëpër qytetin e Fushë-Kosovës një akt qyqar dhe shumë i ulët.
Të dilet me një veprim të tillë, duke vendos postere nëpër qytet, është vetëm një dëshmi se sa e papërgatitur dhe sa e painformuar është Vetëvendosja në Fushë-Kosovë.
Se a po i kushton shtrenjtë apo lirë Komunës sonë ky Kryetar, dëshmon më së miri besimi që i është dhënë tani e 11 vite.
Komuna e Fushë-Kosovës
Zyra për informim
Rr. “Nëna Terezë” p.n
Për mjetet e Informimit Tel. 038/ 53 60 06
16.04.2012 044 22 19 59
REAGIM
Përgjigje Lëvizjes Vetëvendosje dega në Fushë-Kosovë
Vendosja e posterëve nëpër qytetin e Fushë-Kosovës një akt qyqar dhe shumë i ulët.
Të dilet me një veprim të tillë, duke vendos poster nëpër qytetin e Fushë-Kosovës, është vetëm një dëshmi se sa e papërgatitur dhe sa e painformuar është Vetëvendosja në Fushë-Kosovë.
Se a po i kushton shtrenjtë apo lirë Komunës sonë ky Kryetar, dëshmon më së miri besimi që i është dhënë tani e 11 vite. Ky Kryetar i “shtrenjtë” ishte dy mandate Kryeshef Ekzekutiv dhe tani e dy vite njëri nga Kryetarët më të suksesshëm në Kosovë.
Ne po ju sjellim vetëm dy dëshmi për këtë:
E para, ata që i kanë sytë hapur mund të shohin dhe të prekin rezultatet e kësaj qeverisje në çdo pjesë të Fushë-Kosovës, dhe e dyta të vlerësohesh nga USAID për punë të suksesshme dhe transparente e të marrësh mirënjohjen më të lartë nga ky institucion për çdo vit, nuk do koment.
Vetëvendosje përmend zyrën e kryetarit.
Ju të Vetëvendosjes nuk po e ditkeni së paku ku është kjo zyrë. Ju lutemi që t’i pyetni qytetarët, që për çdo ditë ia mësyjnë kësaj zyre, se ku ndodhet.
Sa i përket llogarive të juaja që keni bërë, atëherë jeni totalisht të painformuar për Organogramin e Komunës dhe nuk dini se kush është zyra e kryetarit të Komunës.
Për dijeninë tuaj po ju sjellim vetëm këto të dhëna:
Zyra e kryetarit përfaqësohet nga: kryetari, dy nënkryetarët, përfaqësuesi juridik, certifikuesi, përkthyesi, zyrtari për komunitete, udhëheqësi i personelit dhe auditori i brendshëm, dhe që të gjithë këta që janë staf i kryetarit i parasheh Ligji nëse nuk e keni ditë. Ky staf ka marrë pagat e rregullta dhe ka shpenzuar shumën që ju përmendni 59 411.68. Pjesë e shpenzimeve në vlerë prej 5 864, për drekat zyrtare është Kryetari, dy Nënkryetarët dhe Kryesuesi-Kuvendi.
Vetëvendosje na tregon se këto shpenzime janë mundësi e humbur për realizimin e shumë projekteve:
Komuna e Fushë-Kosovës shpenzon aq sa edhe planifikon dhe asnjë shpenzim nuk del pa qenë i planifikuar.
A e din Vetëvendosja e Fushë-Kosovës sa projekte ka realizuar kjo Komunë me në krye këtë kryetar dhe cilat janë ato “shumë projekte“ që ju po i përmendni, a kanë emër disa nga ato.
Sa për taksapaguesit që i përmendni ju, këtë brengë po ua heqim sepse taksapaguesit e Fushë-Kosovës parat e tyre i kanë aty ku i shohin për çdo ditë: në rrugë e rrugica të asfaltuara, në kanalizime, në zona të gjelbëruara, në terrene sportive, në salla të sportit, në çerdhe, në agrobiznes, në shëndetësi në arsim, në kulturë, etj.
Vetëvendosje e Fushë-Kosovës, posterët që keni përgatitur dhe pagat që po i merrni ju, nga kush po i merrni dhe djersë e kujt janë? Do të bëni mirë sikur t’i informoni qytetarët e Fushë-Kosovës.
Vetëvendosje e Fushë-Kosovës, meqë dukeni bukur të rinj për nga mosha dhe të painformuar, po ju informojmë se kjo Fushë-Kosovë është 100 % ndryshe nga që ishte dhe kur kanë filluar investimet në këtë Komunë ju atëherë sigurisht se ishit duke mësuar alfabetin.