Ka përfunduar projekti i Kuvendit Komunal për shpërndarjen e makinave mjelëse ku kanë përfituar 46 fermerë. Ky projekt do të ndikoj në ruajtjen e cilësisë së qumështit dhe lehtësimin e punës së fermerëve.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Mehmet Gërguri, tha se shpërndarja e këtyre makinave mjelëse bëhet në vazhdën e përpjekjeve të Drejtorisë së Bujqësisë për të përkrahur fermerët e komunës së Fushë-Kosovës. Kuvendi Komunal do të vazhdoj edhe në të ardhmen me mbështetjen e fermerëve në mënyra të ndryshme.