Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha priti nxënësit e klasës V/2 nga Shkolla e Mesme e Ulët, “Daut Bogujevci” me Mësuesen e tyre, znj.Sadete Qorri Avdyli.
Ky takim ishte në kuadër të Lëndës, Shoqëria dhe mjedisi, ku nxënësit kanë mësuar për institucionet lokal, mënyra e zgjedhjes, këshillin drejtues dhe vendimet dhe kompetencat e Komunës dhe të Kryetarit.
Nxënësit patën rastin të marrin nga afër shumë informata e që shprehen shumë interesim, duke bërë pyetje dhe bashkëbiseduar me Kryetarin Berisha.
Nxënësit dhe Mësuesja e falënderuan Kryetarin Berisha për pritjen dhe për njohurit e dhëna për këtë temë mësimore të paraparë me planë program shkollorë dhe i dhuruan Kryetarit një pikturë si dhe një mirënjohje të punuar nga vet nxënësit.