Sot, në zyrën e Kryetarit z. Burim Berisha, bashkë me Nënkryetarin z. Besnik Osmani, u prit Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, së bashku me Drejtorin për Arsim z. Samir Shahini dhe Drejtorin për Infrastrukturë z. Sokol Havolli. Në takim u diskutua për rritjen e bashkëpunimit ndërkomunal në fusha jetike si infrastruktura dhe arsimi — dy sektorë thelbësorë për mirëqenien dhe zhvillimin e qytetarëve tanë. Në këtë takim u ngritën edhe shqetësimet për bllokadat e vazhdueshme e të pajustifikueshme nga qeveria në ikje, të cilat jo vetëm që pengojnë funksionimin e komunave tona, por krijojnë vështirësi të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shërbimet që ata meritojnë. Pengesat politike nuk duhet të cenojnë interesin publik. Bashkëpunimi ndërkomunal do të vazhdojë, përkundër sfidave, sepse qytetarët janë prioriteti ynë i përbashkët.