Kryetari i Komunës Burim Berisha priti përfaqësuesin e lartë të UNOPS-it, Fred Frippiat, i cili informoi kryetarin për një projekt ambicioz për Komunën e Fushë-Kosovës dhe për gjithë Kosovën. Qëllimi kryesor i këtij projekti sipas z.Frippiat është ambienti i pastër dhe i shëndoshë për të gjithë. Duke elaboruar rëndësinë e projektit, i cili ka të bëj me grumbullimin gratis të mbeturinave, pastaj sistemimin dhe përpunimin e tyre sipas standardeve më të larta, z.Frippiati tha se një projekt i tillë është duke u treguar mjaft i suksesshëm edhe në Shkup, Tiranë e Beograd dhe se esenca e gjithë këtij projekti është që të krijohen lehtësira për qytetarët dhe ambienti të jetë më i pastër.
Nga ana e tij kryetari Berisha premtoi se do të mbështesë fuqishëm këtë projekt dhe shpresoj në realizimin e tij sepse komuna e Fushë-Kosovës është shumë e interesuar, ashtu siç ka qenë edhe deri me tash për zgjidhjen e problemit të mbeturinave.