Ekipet e Shërbimeve Publike të Komunës po vazhdojnë përkujdesjen e nevojshme për parkun e pishave në Sllatinë.
Tani është bë pastrimi i gjithë sipërfaqes duke hequr mbeturinat të cilat po hedhen jo vetëm në kontejner por edhe jashtë tyre.
Duke e parë frekuentimin e madh të qytetarëve të cilët dalin për të pushuar dhe për të kaluar kohën e lirë por edhe duke ditur se sa është i rëndësishëm një ambient i pastër, kërkojmë nga qytetarët që edhe ata të kujdesen dhe të mirëmbajnë parkun rekreativ të pishave.
Bashkë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm!