Sot, Drejtoria e Shërbimeve Publike ndërmori aksion në fshatrat Sllatinë dhe Bardh i Madh për pastrimin e trotuareve dhe rrugëve.
Gjatë këtij aksioni u realizuan ndërhyrje konkrete për largimin e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, me qëllim përmirësimin e kushteve për qarkullim dhe rritjen e nivelit të pastërtisë në këto zona.
Në teren ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili përcolli nga afër ecurinë e punimeve dhe u angazhua për mbarëvajtjen e aksionit.