Drejtoria e Shërbimeve Publike ka realizuar pastrimin e oborrit të shkollës fillore “Selman Riza”, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më të sigurt për nxënësit dhe stafin e shkollës.
Ky angazhim vjen në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore.
Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në lokacione të tjera, me qëllim ofrimin e një mjedisi sa më të pastër dhe të përshtatshëm për qytetarët.