Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, në vazhdën e punëve dhe angazhimeve për përmirësimin e gjendjes së hapësirave publike, ka njoftuar se parku “Te Pishat” në Sllatinë është pastruar.
Drejtori i Shërbimeve Publike ka bërë të ditur se pastrimi i këtij parku do të realizohet rregullisht çdo javë.
Gjithashtu, në kuadër të punimeve të kësaj drejtorie, është premtuar se shumë shpejt qytetarët që frekuentojnë këtë park do të kenë qasje në FREE WiFi.
Parku “Te Pishat” mbetet një nga hapësirat më të vizituara nga qytetarët e Fushë Kosovës dhe më gjerë, prandaj ruajtja dhe kujdesi për të është përgjegjësi e përbashkët.