Komuna e Fushë-Kosovës edhe këtë vit ka filluar shpërndarjen e makinave mjelëse për t’i ndihmuar fermerët në sektorin e blegtorisë. Deri më tani janë shpërndarë 30 makina mjelëse, ndërsa shumë shpejt pritet realizimi i fazës së dytë ku do të përfitojnë edhe një numër i konsiderueshëm i fermerëve.