Qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës të cilët posedojnë mbeturina të pa përdorshme, si: mobile të vjetra, sanitari etj., duke filluar nga data 06.12.2022 e deri më 12.12.2022 mund t’i hedhin ato tek të gjitha pikat ekzistuese të grumbullimit të mbeturinave.
Tani e tutje ky rregull do të aplikohet në fillim të çdo muaji, përkatësisht nga data 1 deri 5 e secilit muaj.
Lusim qytetarët që të respektojnë këto data, për shkak se nëse ata hedhin mbeturinat e tilla jashtë këtyre datave, kundër tyre do të shqiptohen gjoba.