Komuna e Fushë-Kosovës njofton qytetarët se më 01 qershor 2025 do të fillojë faza e parë e dezinsektimit (DDD) në ambientet e hapura, me qëllim të luftimit të rriqërave dhe insekteve bartëse të sëmundjeve, si dhe për të përmirësuar kushtet e shëndetit publik.
🗓 Data e fillimit: 01.06.2025
🕗 Koha e realizimit: Nga ora 08:00
📍 Zona e mbulimit: Të gjitha lagjet e qytetit të Fushë-Kosovës
Lusim qytetarët që gjatë dhe pas aplikimit të DDD-së të ndërmarrin këto masa paraprake:
• Të mbyllin dritaret dhe dyert gjatë kohës së trajtimit;
• Të shmangin daljet e panevojshme gjatë kohës së spërkatjes.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!
Për zonat rurale, njoftimet për orarin dhe datën e realizimit do të bëhen në ditët në vijim.
Komuna e Fushë-Kosovës
Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural