Kuvendi Komunal Fushë Kosovë ka filluar realizimin e projektit: LOT I-Asfaltimi i rrugëve “Karl Helmresh” dhe “Kostandin Kristoforidhi” në lagjen 28 dhe 29, me numer identifikues: 612-25-1985-5-2-1/C627.
Punimet në rrugën “Kostandin Kristoforidhi” kanë filluar nga data 30.05.2025, mirëpo kjo rrugë është e ngushtë dhe gjatë punimeve është shumë vështirë qarkullimi i automjeteve.
Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët që rrugën e lartë cekur ta bllokojmë për automjete, në mënyrë që zhvillimi i punëve të kryhet më lehtë e më shpejtë dhe rezultati i punimve të jetë më cilësor.