Komuna e Fushë Kosovës – Drejtoria për Infrastrukturë njofton qytetarët se në rrugën “Enver Maloku” kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës, pas përfundimit të procesit të heqjes së shtresës së dytë të asfaltit.
Lusim qytetarët për mirëkuptim lidhur me pengesat e mundshme gjatë zhvillimit të punimeve.