Ju njoftojmë se Ministria e Financave – DTP ka lëshuar faturat e tatimit në pronë për vitin tatimor 2026 për të gjitha komunat.
Gjithashtu, është bërë edhe njoftimi publik në ueb-faqen e Ministrisë së Financave, ku të gjithë tatimpaguesit mund të informohen.
Për më shumë informacione lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, ju lutemi t’i udhëzoni ata që të lexojnë njoftimin publik në ueb-faqen e Ministrisë së Financave.