Komuna e Fushë-Kosovës fton qytetarët për Diskutim Publik lidhur me Buxhetin 2013-2015.
Komuna e Fushë-Kosovës do të mbajë dëgjimin e dytë publik nëpër këto vendbanime:
Më 22 gusht 2012, dëgjimi publik do të mbahet në objektin e Sh.F. ‘Zejnel Salihu’, në Bardh të Madh prej orës 18:00 deri në 20:00.
Më 23 gusht 2012, dëgjimi publik do të mbahet në objektin e Sh.F. ‘Bajram Curri’ , në Sllatinë të Madhe prej orës 18:00 deri në 20:00.
Më 24 gusht 2012, dëgjimi publik do të mbahet në objektin e Sh.F. ‘Aca Maroviq’, në Kuzmin prej orës 18:00 deri në 20:00.