Bazuar në Ligjin për Bletarinë nr. 02/L-111, të datës 08.02.2008, konkretisht në Nenin 4 “Regjistrimi i Bletëve”, pikat 4.1 dhe 4.2, njoftohen të gjithë personat fizikë dhe juridikë që merren me veprimtari bletarie se janë të obliguar të bëjnë lajmërimin pranë Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Lajmërimi duhet të bëhet deri më 30 prill të çdo viti kalendarik, duke deklaruar numrin e shoqërive të bletëve dhe vendndodhjen e tyre, me qëllim të regjistrimit në regjistrin zyrtar të bletarëve.
Ky proces është i rëndësishëm për evidentimin e gjendjes reale të bletarisë në komunë, planifikimin e masave mbështetëse, si dhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.
Për informata shtesë dhe procedurat e regjistrimit, të interesuarit mund të drejtohen pranë Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural gjatë orarit zyrtar të punës.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, dialogut dhe mbështetjes së çdo iniciative që kontribuon në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit tonë.