Të dashur qytetarë:
Gjendja me COVID-19 në komunën tonë është nën kontroll por me trend të rritjes. Javët e fundit kemi pasur shumë qytetarë të identifikuar me COVID-19 si pasojë e moskujdesit të të gjithëve.
Kërkohet më shumë kujdes që të zbatohen rekomandimet e IKSHP-së për bartjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, që janë masa mbrojtëse e që duhet të aplikohen nga të gjithë.
Ne ju lutemi me mirëkuptim që ta marrim më seriozisht pandeminë, sepse po merr jetët e njerëzve tanë të dashur.
Në komunën tonë tashmë janë shënuar 4 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19. Me këtë rast ju shprehim ngushëllime familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të identifikuarve me COVID-19.