QKMF në Fushë-Kosovë është duke vazhduar me aktivitete në kuadër të masave mbrojtëse dhe parandaluese të përhapjes së COVID-19.
Sot në oborrin e QKMF-së u vendosën dy tenda për triazhimin e pacientëve. Njëra u vendos nga Kryqi i Kuq i Fushë-Kosovës ndërsa tjetra nga kompania “Egzoni” e pronarit Milazim Greiqevci nga Komuna e Fushë-Kosovës i cili e ofroi tendën në shfrytëzim pa kompenzim në kohë të pacaktuar.
Komuna falënderon këta donatorë dhe të gjithë donatorët e tjerë që vullnetarisht po japin kontributin e tyre për komunën e tyre dhe për qytetarët e Komunës në parandalimin dhe mbrojtjen ndaj këtij virusi COVID-19.
Edhe më tutje gjendja shëndetësore në Komunën tonë është stabile, e qëndrueshme dhe nën kontrollë meqërast nuk kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus.