Me pikëllim të thellë njoftojmë opinionin publik për ndarjen nga jeta të Fazli Hazirit, ish-punëtor i përkushtuar i administratës komunale, i cili për shumë vite dha kontribut të çmuar në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës sonë.
Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Fazliun për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin e tij.
Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në mesin tonë, ndërsa puna dhe angazhimi i tij do të vlerësohen përherë si shembull i përgjegjësisë dhe devotshmërisë në shërbim të institucioneve dhe komunitetit.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Burim Berisha
Kryetar i Komunës