U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës, Komunës së Podujevës, Komunës së Obiliqit, Komunës së Prishtinës dhe Komunës së Lipjanit.
Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, nënshkroi memorandumin në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, në një aktivitet të organizuar nga OSCE.
Ky memorandum synon fuqizimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe fëmijëve, duke ndikuar në përmirësimin e mekanizmave për trajtimin e rasteve dhe avancimin e shërbimeve sociale në nivel lokal.