Sot është nënshkruar marrëveshja për kontributin e përbashkët, si hapi i fundit para fillimit të zbatimit të projektit madhor për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Fushë Kosovës. Ky projekt paraqet një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për komunën tonë, me ndikim afatgjatë në mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve.
Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës z.Besnik Osmani falënderoi ambasadorin e Gjermanisë për përkushtimin dhe mbështetjen e dhënë, e cila i mundësoi komunës sonë të përfitojë nga ky projekt me rëndësi të veçantë.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që p