Sot u nënshkrua marrëveshja për pranimin e 15 praktikantëve, të cilët do të fillojnë praktikën e tyre profesionale në komunë.
Kjo marrëveshje është realizuar ndërmjet Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, në kuadër të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Zyra e Punësimit Fushë Kosovë, e udhëhequr nga znj. Nexhmije Pllana Dugolli, dhe Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza, me qëllim të ofrimit të mundësive konkrete për zhvillimin profesional të të rinjve.
Përmes kësaj marrëveshjeje, praktikantët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë praktike në institucionet komunale, të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përgatiten më mirë për tregun e punës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe rritjes së mundësive për punësim në të ardhmen.