Sot kryetari i FFK-së z. Agim Ademi së bashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, z. Ismajl Ajeti, njëherit kryetar i LRF të Prishtinës, kanë ndarë medaljet dhe trofeun e kampionit, Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B.
Kampion
FC Fushë Kosova. 

Në një atmosferë madhështore të krijuar nga tifozët “Pampurat”, Fushë Kosova festoi titullin e kampionit dhe inkuadrimin në Albi Mall Superligë.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Fushë Kosovës z.Burim Berisha i përgëzon futbollistët, trajnerët, drejtuesit e klubit dhe të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës që pas 10 vjetësh, skuadra jonë është rikthyer në elitën e futbollit tonë. 
Ne do të ju qëndrojmë afër duke ju mbështetur me organizim të mirëfilltë dhe investime në infrastrukturë, për të qenë sa më të gatshëm për Superligë.
Shumë suksese dhe na priftë e mbara!
I juaji, Burim Berisha.