Në ditën Botërore të Biodiversitetit, në ambient të hapur, afër fshatit Henc është mbajtur një tubim për të shënuar këtë ditë. Për rëndësinë e saj folën përfaqësues të institucioneve duke veçuar Zëvendësministrin e Ambientit, z.Shpëtim Rudi, dhe nga Komuna e Fushë-Kosovës z. Ali Topalli.
Me Vendim të Qeverisë nr. 08/178, Ligatina e Hencit-Radevës është shpallur Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve që përfshinë një sipërfaqe prej 109 ha e 52 ari e 35 m.