Sot, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Adriatik Zeqiri, vizitoi Shkollën e Mesme “Hivzi Sylejmani”, ku ndau mirënjohje për mësimdhënësit të cilët kanë dalë në pension.
Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim, u vlerësua puna dhe përkushtimi i mësimdhënësve që për vite me radhë kanë dhënë kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.
Kjo mirënjohje është një shprehje e falënderimit institucional për angazhimin, profesionalizmin dhe rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit dhe të shoqërisë sonë.
Me këtë rast, atyre iu uruan shëndet, mirëqenie dhe shumë vite të lumtura në kapitullin e ri të jetës së tyre pas pensionimit.