Në shënim të muajit të solidaritetit sot në parkun e qytetit në Fushë-Kosovë nxënësit e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” organizuan për të dytën herë panairin tradicional me produkte ushqimore të përgatitura nga vetë ata.
Përpos nxënësve të shumtë panairin e vizituan edhe qytetarë të cilët blinin gjëra ushqimore me të vetmin qëllim që të solidarizohen me aksionin SOLIDARITETI NË VEPËR.
Panairi u shoqërua edhe me një program të zgjedhur kulturo-argëtues.