Të dashur qytetarë të komunës së Fushë-Kosovës:
“Meqë jemi në festën e madhe të Fitër Bajramit, dua të ju dërgoj nëpërmjet këtij mesazhi të gjithë besimtarëve musliman urimet më të sinqerta, me shpresën që Allahu i Madhërishëm t’i ketë pranuar lutjet dhe adhurimet, sakrificat dhe veprat e mira e të sinqerta!
Festa e Fitër Bajramit, përveç tjerash demonstron dashurinë, nënshtrimin dhe respektin tonë ndaj porosive Hyjnore.
Kjo festë gjithashtu, fton besimtarët të jenë më të arsyeshëm, të kultivojnë vlera njerëzore ndaj të gjithëve, në veçanti ndaj familjes, të afërmeve, fqinjëve dhe ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë.
Me urimet për begati, harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit, urime Festa e Fitër Bajramit”!
Kryetari i komunës z.Burim Berisha